Kulturë

Çfarë të lexoni për pushime? Barack Obama publikon listën me librat e tij të preferuar për vitin 2023

Ashtu siç ka bërë në të kaluarën, ish-presidenti Barack Obama ka marrë përsipër detyrën të reklamojë librat e tij të preferuar.

Disa nga librat e tij të preferuar të vitit janë përzgjedhje të përsëritura.

Këtu janë librat që kam lexuar me kënaqësi. Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre. Dhe nëse mundeni, blini në një librari ose shkoni në bibliotekën tuaj lokale”, tha ai.

Ai premtoi se do të publikojë listën me filmat e tij të preferuar dhe muzikës.

Në listën përfundimtare të librave të tij të preferuar përfshiheshin librat më të shitur si “The Heaven & Earth Grocery Story” i James McBride, “The Wager” i David Grann dhe “King” i Jonathan Eig.

/Shqip.com