Art Jetese

Çfarë s’duhet të vishni kurrë në një dasmë

Njerëzit kanë filluar t’i bëjnë sërish dasmat pas një pushimi të gjatë dhe tani lind dilema se çfarë veshje të vishni në ditën më të veçantë të ndonjë familjari apo miku.

Më poshtë gjeni disa nga gjërat që duhet t’i keni parasysh se çfarë duhet të vishni në një dasmë.

Mos vishni ngjyrë të bardhë

Është nata e nuses. Nëse doni ngjyra të hapura që duken bukur edhe në fotografi shkoni me neutralet.

Mos shkoni shumë thjeshtë

Merreni pak më seriozisht eventin. Jo domosdoshmërisht e kemi fjalën për xixa, shkëlqim dhe temina, por mos vishni gjënë e parë që shihni në gardërobë.

Jo me pantallona që i vishni edhe në përditshmëri

Sado bukur t’ju tregojnë, mbetet kombinim rastësor. Sigurisht që mund të vishni pantallona, por nëse do ta bëni bëni zgjidhni një kostum modern që ju bën të dukeni pak më ekstra krahasuar me përditshmërinë.

Kur duhet, mbuloni supet

Nëse ceremonia është në kishë, e mira është të mbuloni supet edhe nëse fustani i festës është i hapur. Një shall elegant do ta ndryshonte look-un.

Mos e teproni as me dekoltenë

Kujtoni që dasmat janë festa që përfshijnë shumë familje dhe njerëz të afërm, prandaj ruani një lloj etike dhe mos u ekspozoni duke e tepruar. Kjo s’do të thotë se duhet të vishni diçka të mbyllur, por sigurohuni të mos dukeni vulgare dhe t’i përshtateni ambientit.

Mos bëj veshje që rrëmbejnë gjithë vëmendjen

E kuptojmë që mund ta keni marrë seriozisht, por jo më shumë seç duhet. Printet, lulet, xixat, kombinimet e çuditshme heqin sytë nga nusja dhe dhëndri dhe shkojnë tek ju, por ju s’e doni këtë apo jo?!

Tregohuni të zgjuar kur zgjidhni këpucët

Janë shumë të rëndësishme, aq më tepër nëse jeni tip që kërceni. Kërkoni këpucë të rehatshme me të cilat e ndjeni që mund të qëndroni gjatë në këmbë. Mos kërkoni për taka shumë të larta, do të pendoheshit.