Rozë

Çfarë raportesh kishin Soni Malaj dhe Flori Mumajesi?

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi
Soni Malaj dhe Flori Mumajesi

Soni Malaj ka qenë e ftuar në Se Luan Topi, ku nuk kanë munguar as pyetjet për Flori Mumajesin.

Pak kohë më parë Flori ripostoi foton e puthjes së famshme me Sonin, gjë për të cilën ajo tha: “Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për showbiz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi me Kiarën kanë një dashuri të bukur, ndoshta edhe të sinqertë siç kemi pasur edhe ne atëherë”.

“Unë me Florin kemi qenë shumë miq më përpara, ndodhi pastaj një romancë dhe pas asaj iu rikthyem dashurisë sonë të parë që është muzika si miq, gjithmonë si miq. Kemi vazhduar jetët tona. Unë me Florin tashmë jemi miq dhe, edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Madje edhe publiku si rrjedhojë. Unë me Florin nuk është se flasim për… Thash në jetët tona ne kemi mbetur miq, kontaktohemi herë pas here, i themi njeri-tjetrit “Si je”, ka thënë ajo.

“Mund të marrim ndonjë mendim për sa i përket gjërave muzikore”, u shpreh ajo.

/Shqip.com