Rozë

Çfarë po paralajmëron Ronela Hajati?- Këngëtarja zbulon “sekretet” për Eurovizion

Ronela Hajati

Këngëtarja, Ronela Hajati ka fituar edicionin e 60 të Festivalit të RTSH-së.

Ajo në Torino do të përfaqësojë Shqipërinë më këngën ‘Sekreti’.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar planet që ka për të dhënë maksimumin e saj.

Këngëtarja tha se ndryshe nga performanca në edicionin e 60-të të festivalit, në Torino, do të vijë në një dimension tjetër.

Ronela Hajati

“Kënga do të ndryshohet, kam tre versione. Kam dëshirë ta çoj këngën për t’u rregulluar dhe jam tre producentë shumë të famshëm të muzikës botërore. Do të shikojmë më të përshtatshmen dhe do të bëhet në një nga studiot më të mira. Performanca e festivalit me klipin dhe performancën në Torino, do të jenë të ndryshme”.

Ajo ka thënë së performanca  nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë të ndryshëm, që këndojnë tre këngë të ndryshme.

“Klipi do të jetë dua ta sjell si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika”, u shpreh këngëtarja./SHQIP.com