Lajme

Çfarë po ndodhë me kujdestarinë e barnatoreve të kryeqytetit?

Janë vendosur në hyrje të secilës barnatore. E duke i skanuar QR codet, qytetarët mund të kenë qasje në të dhënat se cilat nga to do të kujdestarojnë natën dhe vikendeve.

Në Odën e Farmacistëve thonë se po punojnë për ta bërë edhe më të kuptueshëm informimin, dhe se do të lansohet një aplikacion veç për këtë çështje.

Një fushatë të fortë informimi pritet ta bëjë edhe komuna.

“Do të bëjmë debate, qoftë edhe takime nëpër institucione të tjera, siç kemi bërë për Race for the Cure, me qëllim që t’i njoftojmë qytetarët. Ne do të punojmë që ndoshta me bë edhe më vizibile, që barnatoret me vendosë orarin edhe në formë elektronike, ato e kanë vendosë në të shkruar, që është edhe në të gjitha QMF-të e Prishtinës”, deklaroi për Ju Flet Prishtina drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Ai pohoi se do të shihet nëse ka nevojë të bëhen ndryshime të tjera, siç është shtimi i orarit, në mënyrë që ato pastaj t’i bashkohen rregullores.

Kurse Visar Ademi nga Oda e Farmacistëve, që është pjesë e grupit punues për këtë çështje, tregon se përzgjedhja e zonave të kujdestarive qe problematike në mungesë të të dhënave.

Përzgjedhja e deritashme është bërë në atë mënyrë që ato të jenë afër qendrave të mjekësisë familjare dhe një të jetë gjithmonë pranë QKUK-së.

/Shqip.com