Rozë

Çfarë po ndodh? Tuna dhe Cozman prapë bashkë

Tuna është një nga këngëtarët më të komentuara në media.

Ajo së fundi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, ku nuk ka munguar ehe një koment i ish të dashurit të saj, Cozman.

Postimi i Tunës është shpërndarë po ashtu nga menaxheri i Cozman, Dekor Sahiti duke e vulosur dhe një herë më shumë se dyshja mund të vinë në një bashkëpunim.

Ndryshe, Tuna dhe Cozman i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë vite më parë.

Dyshja vite më parë kishin sjellur këngët “Fenix” dhe “Holla” të cilat ishin kthyer në hite dhe numërojnë miliona klikime në YouTube.

/Shqip.com