Rozë

Çfarë po ndodh me çiftin Blero dhe Afrona?

Këngëtari, Blero Muharremi dhe blogerja, Afrona Dika

Blero dhe Afrona janë një ndër çiftët me të përfolura të showbizit.

Kjo pasi dyshja njihen për afrimitetin që kanë më fansat dhe raportet shumë të mira.

Mirëpo, ata kanë një kohë të gjatë që nuk janë parë bashkë, madje as nuk kanë postuar.

Kjo ka bërë që të dyshohet për një ndarje të mundshme, mirëpo një gjë e tillë nuk qëndron.

Dyshja janë shumë të angazhuar me punët, Blero në Prishtinë dhe modelja në Zvicër.

Në anën tjetër, Blero ka qenë i martuar me Teuta Kraniqin, me të cilën kanë edhe një vajzë të quajtur Tara./SHQIP.com