Lajme Botë

Çfarë po bën bota për klimën?

Park eolik në Detin Baltik
Park eolik në Detin Baltik

Çfarë po bëjnë vendet e pasura për ruajtjen e klimës. Përse më e mira ndodhet në vendin e katërt? Në COP u prezantua indeksi i klimës. Në Konferencën Ndërkombëtare të klimës, që po zhillohet në Dubaiu prezantua të premten, 8.12.2-23 indeksi i mbrojtjes së klimës. DW e ka përmbledhur në tetë pika:

1. Çfarë tregon indeksi për ndryshimet klimatike?

Indeksi shpërndan nota për 63 vendet më të industrializuara, të cilat janë përgjegjëse për rreth 90 për qind të emisionit gazeve serrë që emetohen në të gjithë atmosferën. Indeksi vlerëson se sa po bëjnë këto vende për të arritur objektivin për kufizimin e ngrohjes globale vetëm me 1,5 gradë, në krahasim me periudhën paraindustriale. Ky objektiv duhet arritur qysh në vitin 2030, thotë OKB. Indeksi është krijuar nga organizatat joqeveritare Germanwatch, New Climate Institute dhe Climate Action Network (CAN) dhe publikohet çdo vit në mes të konferencës për klimën,

2. Cilat janë vendet që kanë bërë më shumë përparim?

Sikurse një vit më parë, edhe këtë radhë, tri vendet e para janë bosh. sepse asnjë vend nuk është në rrugën e duhur për të arritur objektivin 1,5 gradë. Kryesuese është sërish Danimarka (4). Ajo ka bërë përparime në zgjerimin e energjive të rinovueshme për furnizimin me elektricitet dhe ngrohje, dhe në të njëjtën kohë ka ulur emisionet e gazeve serrë. Pas Danimarkës, e cila ka 76 pikë nga gjithsej 100 vijnë Estonia (5), Filipinet(6) dhe Holanda (8). Vende të tjera që po bëjnë hapa përpara në zgjerimin e prodhimit të energjisë nëpërmjet erës dhe diellit janë: Kroacia. Malajzia, Kina, Turqia, Vietnami, Bullgaria dhe Indonezia. Megjithatë, për shkak se shumë prej këtyre vendeve aktualisht djegin edhe qymyr, naftë dhe gaz në sasi të mëdha, ato marrin vetëm një vlerësim “të mirë” ose “të moderuar” në vlerësimin e përgjithshëm të kategorisë së energjisë së rinovueshme.

Krahas Filipineve, India, Maroku, Kili, Bashkimi Evropian në tërësi dhe shtatë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë (e 14-ta), marin vlerësimin e përgjithshëm “mirë”, duke u përmirësuar me dy vende në krahasim me një vit më parë  Ekspertët i vlerësojnë masat e reja politike të qeverisë federale për të përshpejtuar zgjerimin e energjive të rinovueshme si pozitive, por japin nota të ulëta për politikën e dobët të transportit “ku po ndodh shumë pak”, tha Burck. Brazili është një nga alpinistët më të mirë, Britania e Madhe vazhdon të bjerë

3. Çfarë ndikimi kanë partitë politike në pushtet në politikat e mbrojtjes së klimës?

Indeksi tregon se kur në pushtet janë populistët bëhet më pak për klimën. Kjo vihet re në Danimarkë. Sipas ekspertëve, pas zgjedhjeve të tetorit 2022, politikat për ruajtjen e klimës po ngadalësohen. Kjo “vë në rrezik objektivat kombëtare të reduktimit të gazrave serrë për 2025 dhe 2030”, thotë Höhne. Edhe Britania e Madhe vijon të zbresë në klasifikim , sikurse edhe Italia (44) ka zbritur mbi 15 vende. Nga vendet e BE-së, Polonia (55) është në fund të tabelës.

Në të kundërt, nga vendet e ngritura më shpejt është Brazili, i cili nga vendi i 38-të, që ka qenë vitin e kaluar, tashmë ka kaluar në vendin e 23-të. Kthimi i Presidentit të ri Lula drejt politikës ambicioze të klimës dhe, në veçanti, drejt frenimit të shpyllëzimit të pyjeve tropikale, e ka çuar Brazilin nga fundi i tabelës në një nga vendet më të rëndësishme për politikën klimatike.

Një nga pasojat e ngrohjes së klimës: Shkrirja e akullnajave dhe rritja e nivelit të ujrave.

4. Çfarë bëjnë vendet që e dëmtojnë më së shumti klimën?

SHBA dhe Kina performojnë shumë dobët në kategoritë e konsumit të energjisë dhe emetimeve. Megjithatë, Kina është një nga një nga vendet udhëheqëse në zhvillimin e shpejtë të energjive të rinovueshme. Dhe autorët e indeksit i shikojnë pozitive investimet e fundit në SHBA në burimet e rinovueshme dhe rritjen e efikasitetit energjetik.

5. Si performojnë vendet prodhuese të naftës?

Pritësit e këtij viti të Konferencës Botërore të Klimës, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), janë në vendin e tretë deri në të fundit në renditje. Arsyeja janë emetimet shumë të larta prej rreth 26 tonë CO2 për person dhe investime më pak se një për qind energji të rinovueshme në konsumin e energjisë.

Shtetet e tjera të Gjirit Persik si Arabia Saudite dhe shtetet e naftës Irani, Rusia, Kanadaja dhe SHBA janë gjithashtu në fund të listës. Dobët janë edhe Koreja e Jugut, Japonia dhe Polonia, e cila siç u tha më lartë në fund të listës së vendeve të BE.

6. Çfarë vendi zënë në indeks SHBA dhe Kina?

SHBA dhe Kina jaë dobët në kategoritë e konsumit të energjisë dhe emetimeve. Megjithatë, Kina është një nga një nga vendet udhëheqëse në zhvillimin e shpejtë të energjive të rinovueshme. Dhe autorët e indeksit i shikojnë pozitive investimet e fundit në SHBA në burimet e rinovueshme dhe rritjen e efikasitetit energjetik.

7. Si paraqiten vendet prodhuese të naftës?

Pritësit e këtij viti të Konferencës Botërore të Klimës, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), janë në vendin e tretë deri në të fundit në renditje. Arsyeja janë emetimet shumë të larta prej rreth 26 tonë CO2 për person dhe investime më pak se një për qind energji të rinovueshme në konsumin e energjisë. Shtetet e tjera të Gjirit Persik si Arabia Saudite dhe shtetet e naftës Irani, Rusia, Kanadaja dhe SHBA janë gjithashtu në fund të listës. Dobët janë edhe Koreja e Jugut, Japonia dhe Polonia, e cila siç u tha më lartë në fund të listës së vendeve të BE.

8. Cilat janë pritmëritë e Indeksit nga vendet e pasura?

Pothuajse të gjitha ekonomitë kryesore tani mbështeten tek era, dielli dhe energjia ujore, sipas analizës së 450 ekspertëve. Nga ana tjetër, zgjerimi i burimeve të rinovueshme do të duhet të rritet në mënyrë eksponenciale në mënyrë që të reduktojë shpejt emetimet e CO2 dhe të zëvendësojë lëndët djegëse fosile, aq të dëmshme për klimën. Sipas profesorit Niklas Hohne, nga New Climate Institute, me qendër në Këln, bota ka hyrë “tani në një fazë shumë vendimtare: Emetimet e gazrave serrë duhet të përgjysmohen deri në vitin 2030, ndryshe nuk mund të shmanget përshkallëzimi i krizës klimatike.

“Kontributin më të madh duhet ta japin 63 shtetet e përmendura në indeks dhe BE-ja”, thotë Höhne. Shpresa kanë ekspertët te konferenca aktuale e klimës që po zhvillohet në Dubai.  “Ne kemi nevojë për rezolutë detyruese për të trefishuar deri në vitin 2030 kapacitetin e energjive të rinovueshme në të gjithë botën,” thotë Jan Burck nga organizata mjedisore Germanwatch. Në përgjithësi, eksperti i energjisë Burck kërkon “më shumë guxim” nga politikanët në mbarë botën. Disa vende gjithashtu duhet të bëhen pionierë dhe të tregojnë se si mund të arrihet ristrukturimi i furnizimit me energji. “Teknikisht dhe ekonomikisht, gjithçka është në të vërtetë në tryezë”, thekson Burck. “Ajo që mungon në disa rajone dhe vende është vullneti politik.” /DW

/Shqip.com