Rozë

Çfarë nuk u pa pas spektaklit mes dyshes! Luizi i ‘propozon’ Kiarës, moderatorja mbetet pa fjalë

Në Big Brother Albania VIP mbrëmë ka pasur një surprizë nga produksioni për Kiara Titon.

Ajo më anë të një video mesazhi është befasuar nga familjarët e saj.

Por, e gjithë kjo nuk ka qenë e vetmja, pasi ajo është surprizuar edhe nga Luizi me këndim live dhe  një befasi romantike në oborre.

Pasi u mbyll spektakli i madh i BB VIP dhe banorët po festonin jashtë, Luizi pasi i dhuron një trëndafil i thotë nëse është gati për dhuratën.

Kiara: Çfarë është?

Luizi: Kur ulesh në gjunjë ça është?

Kiara: Unazë, qyqja jo. Mos e bëj. Unë e di se nuk ke gjë, po më provokon. Do më propozosh për martesë?

Luizi: Jo, kjo quhet fejesë

Kiara: Jo mor çun se nuk bëhen gjërat për 20 ditë.

/Shqip.com