Rozë

Çfarë ndodhi?! Luizi nuk figuron te artistët e ftuar në koncertin e Noizyt

Artistët e njohur të estradës shqiptare që do të performojnë në koncertin e Noizyt janë të shumtë.

Bëhet më dije se pjesë e koncertit janë: Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, West Side Family, Stresi, Elgit Doda etj.

Por, listës se gjatë i mungon një njeri shumë i përfolur, e ai është Luiz Ejlli.

Pas daljes së tij nga “BBV”, Noizy dhe Luizi u shfaqen bashkë në koncert, ku u bënë edhe premtime të mëdha, si bashkëpunime midis tyre e shumë të tjera.

Mirëpo deri tani nuk kemi parë asgjë. Dhe kjo jo nga mungesa e kohës nga palët besojmë, pasi të dy kanë sjellë projekte gjatë kësaj kohe.

Madje Luizi konfirmoi edhe bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin.

Të jetë kjo arsyeja pse nuk po e shohim Noizyn dhe Luizin më bashkë? Mbetet për t’u parë. Kujtojmë që Luizi ishte i ftuar special edhe në koncertin e Elvana Gjatës, që u mbajt më 22 qershor.

/Shqip.com