Sport Ndërkombëtar

Çfarë Maguire do të duhej të bënte në fushë – Ferdinand e bën në media

Harry Maguire

Me vetëm tetë porta të paprekura në 31 ndeshje kampionale, Manchester United ka probleme të mëdha në mbrojtje.

Një shumë prej 220 milionë eurosh e investuar tërësisht në katër mbrojtës, nuk duket e mjaftueshme për “Djajtë e Kuq”.

Legjenda e klubit, Rio Ferdinand ka komentuar për Harry Maguiren që është targeti kryesor i kritikave, shkruan “Goal

Harry Maguire

“Në fanellën e Anglisë ai nuk ka qenë gjë tjetër veçse fenomenal. Ai ka qenë joreal. Nuk mund të thuash se ai është një lojtar i vdekur, ai ka qenë i pabesueshëm për Anglinë”, tha Ferdinand në kanalin e tij në YouTube FIVE.

Rio vuri në theks se stili i “The Three Lions” i përshtatet kapitenit të klubit anglez.

“Ajo që po them është se për Anglinë ai ka qenë i mrekullueshëm, por ata luajnë një mënyrë të veçantë futbolli që ndoshta i përshtatet atij”, shtoi ai.

Ferdinand sugjeroi se ishte i njëjti problem që kishte Pique në Old Trafford përpara se spanjolli të largohej për në Barcelonë në vitin 2008 dhe të bëhej një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës.

Gerard Pique për Manchester United

29 vjeçari anglez mban rekordin si mbrojtësi më i shtrenjtë në hisori të sportit, ku u deshën 87 milion euro për ta larguar atë nga Leicester City.

Vlera aktuale e tij në treg qëndron sa gjysma e transferit të tij, saktësisht 40 milion euro, spias “transfermarkt”.

Ai ka 140 paraqitje për United, ndër to ka arritur të shënoj shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asiste./Shqip.com