Rozë

Çfarë kërkuan shqiptarët më së shumti në YouTube gjatë vitit 2021?

Youtube

Ashtu siç çdo vit edhe në vitin 2021 është bërë përmbledhja se çfarë kanë kërkuar shqiptarët më së shumti në ‘Youtube’.

Sipas statistikave të ekspertit të rrjeteve sociale, Valon Kerolli, 10 fjalët më të kërkuara në Kosovë gjatë vitit 2021 janë: Përputhen, Çka ka Shpija, Big Brother, seriali Me Fal, Big Brother Albania, Don Xhoni, Big Brother VIP, muzikë, big brother vip albania, hitet.

Pra, më këtë rezultate tregohet që kosovarët kanë qenë shumë të interesuar për emisionet në Shqipëri.

E tillë po rezulton edhe më shqiptarët e Shqipërisë të  kanë kërkuar më së shumti: përputhen, big brother, portokalli, big brother albania, noizy, big brother vip, don xhoni, muzike, klanifornia dhe big brother vip albania.

E gjithë kjo është e pritshme duke ditur suksesin që kanë pasur këto programe dhe vazhdojnë që ta kenë.

Në anën tjetër edhe prezenca e reperit, Don Xhon nuk është befasi pasi që ai ka pasur shumë suksese vitin që lamë pas./SHQIP.com