Rozë

Çfarë ka për të thënë Jasmina për Andin?

Jasmina dhe Andi

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani bënë bujë në “Për’Puthen” pasi të gjithë fansat e tyre i donin ata si çift, por kjo nuk u realizua pasi këta të dy patën shumë mosmarrëveshje mes tyre.

Andi Artani kishte ditëlindjen më 11 tetor të cilën e festoi në Kosovë, ku Jasmina shkoi dhe e surprizoi atë.

Mirëpo kjo nuk vleu për Andin.

Jasmina, e cila pati ditëlindjen para disa ditës, sot gjatë ditës në Instastoryt të saj u përgjigj rreth pyetjeve të ditëlindjes.

 

Jasmina dhe Andi

E pyetja e cila u bë më së shumti ishte: “Pse nuk erdhi Andi në ditëlindjen tënde?”

“Sepse jo të gjithë që lindin me gjininë mashkullore janë burra në fund të ditës. Gjithsesi është vërtetuar miliona herë kush ishte burrë midis ne të dyve e kush mbante pantallonat thjesht sepse kështu funksionon njerëzimi. Ama më besoni nëse do ishte normale të vishte fustan, ajo do ishte zgjedhja e tij e parë”, janë fjalët e Jasminës sa i përket kësaj pyetje.

E pyetjet e tjera sa i përket Andin ajo zgjodhi t’i injoroi totalisht. /SHQIP.com