Lajme Botë

Çfarë ka ndodhur në Rusi?

Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar kërcënimit të menjëhershëm ndaj pushtetit të tij pasi lideri i grupit mercenar Wagner,  ra dakord t’i jepte fund kryengritjes së tij kundër ushtrisë ruse.

Yevgeny Prigozhin – anuloi marshimin e trupave të tij Wagner në Moskë mbrëmjen e së shtunës pas negociatave me aleatin e Putinit dhe liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Ai gjithashtu pranoi të largohej nga Rusia për në Bjellorusi dhe Kremlini ka thënë se nuk do të ndjekë dënimin kundër tij apo luftëtarëve të Ëagner.

Marrëveshja de-përshkallëzon një krizë të madhe sigurie për Rusinë.

Putin madje kishte paralajmëruar për luftë civile të shtunën në një fjalim kombëtar, duke i cilësuar veprimet e Prigozhinit si “tradhti”

Por deri të dielën në mëngjes, trupat e Wagnerit ishin tërhequr nga Rostov-on-Don, komanda ushtarake jugore që ata e kishin marrë nën kontroll të shtunën, shkruan BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se revolta ka zbuluar “kaos të plotë” në Rusi dhe se “bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë”

Udhëheqësit e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së thonë se po monitorojnë situatën nga afër.

Uashingtoni thuhet se u informua për planet e rebelimit qysh të mërkurën, raportojnë mediat amerikane.

/Shqip.com