Çfarë ka ndodhur mes Ledion Liços dhe Noizy-t? Flet për herë të parë Ledioni
Historia e debatit të ashpër publik të Ledion Liços dhe Noizyt- prej vitesh tashmë është një enigmë që na shoqëron.
Ky i fundit ka qenë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka sqaruar disa gjëra.
Ai po ashtu u bë pjesë e lojës: “Çfarë kanë kërkuar shqiptarët më shumë për të në Google”.
E mes shumë alternativash ishte përmendur edhe reperi Noizy, për të cilin Ledioni ka thënë:
“Në këtë rast nuk dua të komentoj fare, sepse çdo gjë që do thoja unë do interpretohej në mënyra të tjera. Nuk do doja që ti jepja dikujt arsye.”
Më tej Dalina e ka ngacmuar duke i thënë se spektaklet janë paksa delikate nisur nga historia me Noizyn, por Ledioni ka reaguar menjëherë duke thënë:
“Nuk ka spektakle delikatë por ka njerëz delikatë. Disa gjëra në moment mund të duken shumë të rënda por me kalimin e kohës gjërat qetësohen dhe e humbasin ngarkesën, por nuk dua të komentoj se do dukej si diçka që nuk ka kaluar. Ky është një kërkim që njerëzit e kanë bërë në Google kot por nuk ka asgjë”.
Edhe pse deri më sot, Ledioni ka vendosur të qëndrojë sa më larg këtij debati, ngacmimet dhe reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, e sidomos nga Noizy.
Siç duket shkaku ka qenë pakorrektësia e Noizyt në “Top Awards” për të cilin Ledioni asokohe bëri edhe një deklaratë në spektakël.