Rozë

Çfarë i bëri bashkë Arjola Demirin dhe Edi Ramën?

Arjola Demiri dhe Edi Rama

Arjola Demiri po vazhdon që të komentohet në çdo paraqitje të saj.

Fama e saj është rritur shumë ma tepër pas hyrjes dhe daljes nga Big Brother dhe si të tillë është duke e shfrytëzuar në maksimum.

Së fundi, ajo ishte pjesë e një iftari të organizuar në “Pallatin e Kongreseve”, ku ka postuar pamje nga atje.

Nga aty ajo ka postuar edhe një fotografi krahë kryeministrit, Edi Rama, ku ka bërë një mbishkrim mjaft të veçantë.

“Me një artist të përjetshëm”, ka shkruar artistja derisa kanë pozuar duke buzëqeshur.

Ndryshe, pas daljes nga Big Brother aktorja nuk ka treguar se me çka është e angazhuar./SHQIP.com