Lajme

Çfarë foli Kurti në Konferencën e Mbrojtjes në Londër?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe ishte folës kryesor, njoftoi se aty ka folur për rolin e NATO-s dhe kërcënimin e autokratëve për Kosovën.

“Kënaqësi e madhe të nis ditën në Mbretërinë e Bashkuar me një fjalim kryesor në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Europës në tërësi”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

/Shqip.com