Rozë

Çfarë e përloti Semin mbrëmë në mes të performancës?

Rita Ora dje ka mbajtur koncertin në Tiranë në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, duke magjepsur të gjithë me performancën madhështore.

Përveç saj edhe disa nga artistet shqiptare u ngjitën në skenë, ku mes tyre ishte edhe Semi Jaupaj.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” shoqërohej nga Bora Zemani teksa ka performuar disa nga këngët e saj më të dëgjuara.

Kjo ishte një mbrëmje mjaft emocionale për Semin, e cila gjatë performancës së këngës “Jetike” ka shpërthyer në lot.

 Si duket fakti që publiku ka kënduar me të dhe e ka pritur mirë e kanë prekur artisten.

Për këtë paraqitje Semi kishte zgjedhur të vishej totalisht me të bardha. Ajo u shfaq me një kostum që përbëhej nga pantallona të bardha, crop-top dhe këmishë. 

Kujtojmë, se këngëtarja Jaupaj pas daljes nga Big Brother Vip realizoi shumë projekte, mes tyre vlen të përmendet bashkëpunimi me Ron Zaitin, “All Your Lovin”, ku edhe u pretendua se dyshja janë bashkë.

Teksa dy protagonistët zgjodhën të heshtin, “Prive” konfirmoi që marrëdhënia e ndërtuar “blic” ka përfunduar me kaq dhe dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë./Shqip.com