Lajme

Çfarë do të ndodhë pas së enjtes kur SPAK të vendosë “arrestimin”? Dy skenarët e Sali Berishës

Një zyrë-shtëpi ose shtëpi-zyrë, këto janë dy skenarët e Sali Berishës për të sfiduar edhe njëherë masën e pritshme të arrestit shtëpiak që mund të vendosë SPAK.

Kështu, ai mund të ‘burgoset’ në selinë e Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri ka hedhur në tavolinë me të besuarit e tij disa ide se si do të përballet me drejtësinë, në lidhje me çështjen “Partizani” që është i dyshuar për korrupsion pasiv.

Mësohet se një nga qasjet e Berishës që po diskutohet është shndërrimi i zyrës së tij në selinë blu në një dhomë izolimi ku do të vuajë dënimin.

Zyra e punës së Berishës mund të ndryshojë me rendimin e masës së gjykatësve.

Në rast të dakordësisë mes Berishës dhe mbështetësve për këtë ide, në zyrë do të duhet të shtohen mobiljet.

Nuk do të ketë vetëm një tavolinë me dosje e karrige si dhe një divan pritës, por duhen krijuar hapësira për krevatin e gjumit të Berishës.

Ky shihet si një opsion i mirë nga rithemelimi me dhënien e adresës së selisë si vendqëndrim, përderisa edhe OPGJ-t e patën të vështirë të gjenin një banesë fikse në pronësi të Berishës për t’i komunikuar masën e kufizimit të lirisë.

/Shqip.com