Rozë

Çfarë do të ndodhë me paratë e mbledhura për Luizin? Flet familjari i tij

Ditë më parë është hapur një “GoFundMe” në emër të Luiz Ejllit për të kontribuar për të.

Në lidhje më këtë vendim, ka folur,, kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri, i vili tha se këto të holla menaxhohen nga nëna dhe motra e tij.

Ai më tej në “Wake up” ka thënë se kjo është kërkesë e fansave.

E shikoj më se të nevojshme dhe të domosdoshme për të sqaruar këtë gjë. E para është kërkuar nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë për të hapur një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkuar nga familja në mënyrën më kategorike as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër. Është thjesht kërkesë e fansave të tij”, tha Tahiri.

I pyetur se çfarë do të ndodhë më këto para, ai tha se do të vendos Luizi pasi të dal.

Këto para i menaxhon e motra, nuk është hapur nga unë. Është hapur nga motra dhe e ëma e Luizit, edhe kontrollohet deri në momentin që Luizi del nga emisioni. Kur të dalë ai, është vullneti i tij se çfarë do bëjë me ato para të grumbulluara”.

/Shqip.com