Sport Ndërkombëtar

“Cezari i ri” do vazhdojë sundimin në Romë

Një Cezar i ri ka Romën në pëllëmbë.

Jose Mourinho do të mbetet në zemrat e kryeqytetasve italian pas fitores së ‘Conference League’-s të mërkuren.

Portugezi u bë i pari i profesionit të tij që fiton tre kompeticionet madhore të UEFA-s për klube, dhe ai nuk do të largohet nga ‘Ulkonjat’, raporton Fabrizio Romano.

“Unë do të refuzoj çdo propozim. Do të qëndroj këtu te Roma edhe nëse ka zëra. Ne bëmë histori sot”, u shpreh Mourinho.

“Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdoj si trajner i Romës”, mbylli ai, duke mbyllur edhe çdo dilemë.

59 vjeçari ka kontratë me “I Giallorossi” deri më 30 qershor të vitit 2024, të cilën e nënshkroi më 1 korrik të vitit të shkuar.

Jose Mourinho, Roma

Në 55 ndeshje totalisht këtë edicion, Jose ka 29 fitore, 12 barazime dhe 14 humbje, duke arkëtuar një mesatare pikësh prej 1,80 sosh për ndeshje.

Përndryshe, trofeu i ngritur mbrëmë në “Air Albania” ishte i 26-i për të në karrierë, ndër to janë tre Premierliga, dy Liga të Kampionëve dhe dy të Europaligës. /Shqip.com