Lajme

Çështja Qyno-SPAK, OSBE: Konfidencialiteti i burimeve gazetareske duhet të mbrohet rreptësisht

Përfaqësuesja më lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, ka shprehur shqetësimin lidhur me rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit SPAK i kërkoi dorëzimin e burimeve të informacioneve të lajmeve që ai publikon, e më pas edhe vendosën kontrollin e banesës dhe më pas sekuestrimin e sendeve të tij të punës.

Përfaqësuesja më e lartë në Evropë e lirisë së medias deklaron se konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër.

“Të tronditur që në Shqipëri gazetarit Elton Qyno iu bë presion për disa orë për të zbuluar burimet e tij pasi autoritetet i kontrolluan shtëpinë dhe zyrën, duke i sekuestruar pajisjet. Konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër”, theksoi përfaqësuesja më lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në reagimin e saj.

/Shqip.com