Lajme

Çështja “Gërdeci”, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku është duke u zhvilluar procesi ndaj tij, ku është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen Gerdeci.

Kjo është hera e parë e Mediut, që është paraqitur në seancat ndaj tij, që prej nisjes së procesit.

Mediu është vendosur nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje në vitin 2008, humbën jetën 26 persona.

Ka dyshime se Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.

/Shqip.com