Lajme

Çështja e të zhdukurve, Hoti: Kemi nisur shkresën e parë Serbisë

Andin Hoti

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka njoftuar se i kanë drejtuar një shkresë Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

Hoti ka thënë se kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave.

“Në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar në Bruksel, Republika e Kosovës pa humbur kohë ka filluar me kërkesat e saj për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Shkresa që po e publikoj këtu, është vetëm shkresa e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës“, ka shkruar ai.

Hoti ka shtuar tutje se, “natyrisht që shkresa e parë fillon me Drenicën, sepse pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar”.

/Shqip.com