Lajme

Certifikohet rezultati zgjedhor në Prizren, Shaqir Totaj kryetar

Shaqir Totaj, kryetari i ardhshëm i Prizrenit.

Shaqir Totaj zyrtarisht është kryetar i Prizrenit.

Rezultatin që e mori më 14 nëntor u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të mërkurën.

Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar se në disa vendvotime “nuk është respektuar vullneti i qytetarëve”.

Prizreni.

Për këtë, Alim Rama kërkoi që certifikimi të shtyhet; pra deri sa Gjykata Supreme ta jep verdiktin e saj.

Por, Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-se, tha se nuk kanë konfirmim nga Gjykata Supreme që “ankesa VV-së është pranuar”.

Ankesa ishte hedhur poshtë nga Paneli Qendror për Ankesa dhe Parashtresa.  /Shqip.com