Lajme

Certifikohen 101 kandidatë që kanë dhёnё provimin e Jurisprudencës

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, të premten u certifikuan 101 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e Jurisprudencës.

Shpërndarjen e këtyre certifikatave e ka bërë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, cila kërkoi nga kandidatët që pavarësisht se ku do të jenë, ta kryejnë punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim.

“Kjo ju hap rrugët për të ecur tutje sepse ky është kushti i parë që dëshmon vlerat e juaja profesionale për tu bërë gjyqtar avokat e prokuror’’ është shprehur Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se provimi ka qenë i drejtë dhe transparentë.

‘’Ju këtë e keni arritur me meritë sepse procesi i jurisprudencës ka qenë i drejtë transparent si kurrë më parë.’’ është shprehur Haxhiu.

Ajo ka kërkuar nga kandidatët që pavarësisht se ku do të orientohen në sistemin prokurorial apo gjyqësor, ata duhet ta bëjnë punën me profesionalizëm./Shqip.com