Kulturë Kino

Ceremonia e “Oscars” kthehet në Hollywood

“Oscars”  për herë të parë që nga viti 2018, do të kthehet në Hollywood, ka njoftuar transmetuesi i  ABC të martën.

Ceremonia e 94-të e “Oscars” e planifikuar për 27 mars, do të kthehet në vendin tradicional të Teatrit Dolby në Hollywood.

Edicioni i vitit të kaluar, ishte mbajtur në një stacion treni në Los Anxhelos, dhe u ndoq nga më shumë se 10 milionë shikues, një rënie prej 56 për qind nga viti 2020, që ishte tashmë një rekord i ulët.

Se kush do të presë ceremoninë nuk janë dhënë detaje ende, ndërkaq në vitin 2017 dhe 2018 ishte komediani Jimmy Kimmel, ndërsa Kevin Hart ishte tërhequr nga organizmi për të drejtuar ceremoninë në vitin 2019 pasi u rishfaqën postimet homofobike që ai kishte bërë disa vite më parë.

Votimi i nominimeve për Oscars fillon më 27 janar 2022 dhe përfundon të martën, më 1 shkurt 2022. Nominimet do të shpallen më 8 shkurt 2022.

Kurse Ceremonia, do të mbahet më 27 mars në Hollywood dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 200 vende të botës.

Filmi Kosovar “Zgjoi”, është gjithashtu në listën e ngushtë për çmimet Oscar.