Ceremonia e Kupës së Botës nis në 15:40, pritet spektakël derisa zbulohen detaje
Publikuar:
(20.11.2022 14:22:46)

Kampionati Botëror do të nis sot në Katar me ndeshjen Katar – Ekuador, e cila fillon në ora 17:00, shkruan Shqip.com.
FIFA ka njoftuar se ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror “Katari 2022” fillon në ora 15:40.
“Një ceremoni hapëse shkëlqyese brenda stadiumit ‘Al Bayt’ do të ftojë botën që të bashkohet në Katar, ndërsa Kupa e Botës mbahet për herë të parë në Lindjen e Mesme”, ka njoftuar FIFA.

Pjesë e koreografisë hapëse do të jenë 800 balerinë nga 15 shtete të ndryshme të botës.
Pas përfundimit të ceremonisë, do të startojë dhe sfida hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit.
/Shqip.com