Sport Ndërkombëtar

Celticu dhe Frankfurti hyjnë në garë për Ardon Jasharin, bëhet i ditur çmimi i futbollistit shqiptar

Ardon Jashari është një prej futbollistëve më të talentuar që aktivizohet në futbollin zviceran.

Falë paraqitjeve të tij, ai po kërkohet nga klube të mëdha në Evropë.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka bërë paraqitje fantastike me Luzernin, derisa u ftua edhe nga Zvicra në botëror.

Ai është paraqitur në 17 ndeshje me Luzernin, derisa ka asistuar në katër gola.

Dy klubet që tani kanë shfaqur interesim për Jasharin janë Celticu në Skoci dhe Frankfurti në Gjermani.

Mediat helvete kanë raportuar se dy klubet e kanë kontaktuar Luzernin në lidhje me futbollistin shqiptar.

Luzern i ka njoftuar të gjitha skuadrat e interesuara për reprezentuesin zviceran se për ta lënë të lirë kërkon të fitoj shtatë milionë euro.

Gara me emrat e skuadrave të interesuara për Ardon Jasharin është shumë e madhe, pasi edhe skuadrat tjera si Ajax, Feyenoord, Real Sociedad, Napoli, Arsenal, Leicester City, Hoffenheim, RB Leipzig dhe Wolfsburg janë vënë pas tij.

/Shqip.com