Celtic vendos për trajnerin e ri
Publikuar:
(19.06.2023 14:13:22)

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është e sigurt se kush do të jetë trajneri I ri I kampionëve të Skocisë për sezonin e ri.
Brendan Rodgers do të rikthehet në krye të pankinës së Celtic dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme, sipas mediave angleze.

50-vjeçari ka drejtuar edhe më parë Celtic, nga viti 2016 deri në janar të vitit 2019, duke arritur të fitojë 2 kampionate skoceze, 2 Kupa të Skocisë dhe 3 Kupa.
Rodgers ka punuar më parë edhe në disa skuadra të Premierligës.
/Shqip.com