Sport Ndërkombëtar

Celina shënon në fitoren e Ipswich Town

Reprezentuesi i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina e ka ndihmuar skuadrën e tij, Ipswich Town të fitojë kundër Burtonit.

Ipswichi fitoi me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së 34-t në League One të Anglisë.

Golat e tjera u shënuan nga Kayden Jackson dhe Wes Burns.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar golin e pestë në kampionat, derisa ai ka edhe katër asistime.

Ai këtë stinor ka zhvilluar 22 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën angleze.

Në rangun e tretë të futbollit anglez, Ipswichi pozicionohet në vendin e nëntë me 51 pikë pas 33 ndeshjeve të luajtura./Shqip.com