Sport Shqiptar

Celina “magjik” me Ipswich-in

Bersant Celina

Bersant Celina është duke kaluar momente të mira me Ipswich Town.

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, shënoi dy gola në ndeshjen që anglezët e zhvilluan kundër Wicombe, në kuadër të League One, shkruan Shqip.com.

Fillimisht, ai realizoi golin e parë në këtë takim, duke i dhuruar epërsinë skuadrës së tij, pas 27 minutave lojë.

Tejet i veqantë ishte goli i dytë, pasi finalizimi i tij ishte maestral.

Pas një kundërsulmi, 25 vjeçari bëri një vrapim të shpejtë, teksa e dribloi edhe portierin për ta vulousr rezultatin përfundimtar, Ipsiwch 4-1 Wicombe.

Goli i dytë i shënuar nga Bersant Celina

Tashmë, sulmuesi nga Prizreni numëron tre gola, në nëntë ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë.

Ai është në huazim te ekipi anglez, kurse kartonin e tij e posedon, Dijon-i, ekip që këtë sezonë po garon në kategorinë e dytë të futbollit në Francë.

Sa i përket, Ipswichi-t, ai gjenden në pozitën e nëntë në EFL League One, me 23 pikë të grumbulluara, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, 11-të më pak se Wigan Athletic që është lider./Shqip.com