Sport Shqiptar

Celina i gatshëm ta strehojë një familje ukrainase

Bersant Celina

Po kalon formë të mirë në fushën e gjelbër, teksa jashtë saj po e tregon zemrën e tij të madhe.

Bersant Celina – ka shprehur dëshirën për të vënë një dipozicion në apartament – në Norvegji për të streguar refugjatët – nga sulmet ruse në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur babai i tij, Edvar Celina – përmes një postimi në Twitter.

“Si një ish-refugjat, unë do të vë në dispozicion një apartament për autoritetet norvegjeze / Kryqin e Kuq / këshillin e refugjatëve në Norvegji-Drammen (falas) për të strehuar një familje ukrainase në nevojë”, ka shkruar ai në Twitter.

Celina – ishte ndër të parët që e kishte pranuar ftesën e Përfaqësuses së Kosovës në futboll – në kohën kur ishte pjesë e Manchester Cityt.

Tashmë – ai është duke luajtur në kategorinë e dytë të futbollit anglez – në Ipswich Town, teksa është në formë huazimi nga klubi francez, Dijon.

Image
Bersant Celina – me fanelën e Përfaqësuses

Në këtë kampionat – ai ka zhvilluar 22 ndeshje dhe është autor i pesë golave dhe katër asistimeve. /Shqip.com