Sport Shqiptar

Celina dhuron apartament për një familje nga Ukraina, thotë se edhe familja e tij ka kaluar në të njëjtën situatë

Bersant Celina

Po kalon formë të mirë në fushën e gjelbër, teksa jashtë saj po e tregon zemrën e tij të madhe.

Sulmuesi shqiptar – ka vendosur që të jap një apartament në Norvegji – për një familje refugjatësh nga Ukraina.

“Ishte ideja e babait tim. Ai mendoi se do të ishte mirë nëse do ta përdornim për të ndihmuar një familje që duhej të largohej nga Ukraina. Natyrisht që mendova se ishte një ide e mrekullueshme. Është një kohë e vështirë tani dhe unë thjesht dua të ndihmoj”, tha fillimisht ai – në një prononcim për mediat angleze.

Celina po ashtu shtoi se “të njëjtën gjë e ka kaluar edhe familja ime kur kemi jetuar në Kosovë. Ti e di që nuk mund t’i ndihmosh të gjithë, por mund të bësh ndryshim për dikë. Apartamenti im do të ishte falas për dikë që të jetonte për aq kohë sa i nevojitet. Është një nga gjërat me të cilat dua të kontribuoj”.

BERSANT CELINA RETURNS - News - Ipswich Town
Bersant Celina

Ylli i Ipswich Town – shpalosi edhe tregimet që ja kanë shpalosur prindërit e tij – nga lufta në Kosovë.

“Nuk më kujtohet se çfarë ndodhi, por mamaja dhe babai im më kanë treguar histori, Ne arritëm të dilnim pak para se të shpërthente vërtet në Kosovë. Unë, mamaja dhe vëllai im u transferuam në Norvegji. Babai im ishte ende në Kosovë dhe duhej të ikte nga vendi në një mënyrë tjetër.

Po, ishte një kohë e vështirë. Sigurisht që kishte shumë njerëz që ishin në rrezik dhe shumë që vdiqën. Ishte e frikshme.  Shumë futbollistë kroatë, boshnjakë dhe kosovarë do ta dinë se çfarë po ndodh tani. Do ta kenë të vështirë të shohin se çfarë po ndodh. Të ofroj banesën time është diçka që kam vendosur të bëj. Shpresoj se mund të bëj në të ardhmen me njerëz nga jo në Ukrainë, por nga vende të tjera. Ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë”, potencoi ai.

BERSANT CELINA RETURNS - News - Ipswich Town
Bersant Celina

25 vjeçari – aktualisht luan në formë huazimi te Ipsich Toën – skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Teksa – shërbimet e tij janë në prnoës së të ekipit francez – Dijon. /Shqip.com