Lajme

Çelaj nuk merr pjesë në votimin e kryetarit të PDK-së

Lirak Çelaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lirak Çelaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në votimin për kryetarin e ri të partisë.

Kjo pasi sipas tij kjo konventë është në kohë të gabuar, duke u referuar asaj se “PDK është dashur të vazhdojë me ushtrues detyre”.

“Konsideroj që është bërë në kohën e gabuar. Ne nuk është dashur që ta zëvendësojmë z.Veseli dhe ka pasur zgjedhje, që të zgjidhet një ushtrues detyre, Memli ose kushdo qoftë”.

Ai shtoi se ka dëshirë që kryetari i ri ta rikthejë PDK-në aty ku ishte.

“Do të dëshiroja që ai të arrin ta ngris partinë ku kemi qenë në vendin e parë. Por nuk po paragjykojë. Shumë njerëz edhe të Konventës dhe Kryesisë më kanë thënë që pajtohen me qëndrimin tim. Jo nuk e di nëse ka delegatë të tjerë që s’do të marrin pjesë në votim.”, ka thënë ai.

Partia Demokratike e Kosovës po e zhvillon konventën e dhjetë në histori të saj. /Shqip.com