Lajme

Çeku: Vendimi për ndalimin e boksierëve kosovarë u mor me direktiva të Serbisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, thotë se e dënojnë rëndë vendimin për ndalimin e boksierëve kosovarë, derisa theksoi se veprimi i organizatorit është vendim i marrë nga Qeveria e Serbisë, transmeton Shqip.com.

Çeku më tej deklaroi se vendimi për mohimin e së drejtës për të përfaqësuar shtetin e tyre në kampionatin botëror është shkelje e të gjithë kartave dhe rregullave ndërkombëtare të sportit.

“Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin për ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve kosovar në kampionatin botëror të boksit. Vendimin për mohimin dhe së drejtës për të përfaqësuar shtetin e tyre në kampionatin botërorë është shkelje e të gjitha kartave dhe rregullave ndërkombëtare të sportit”, ka thënë Çeku, raporton KK.

Ai theksoi se ndalimi i boksierëve është vendim i marrë me direktiva të Serbisë.

“Ne konsiderojmë se ky veprim i organizatorit të Kampionatit Botëror të Boksit në Beograd, është vendim i marr me direktiva të Serbisë”.

Tutje, Çeku tha se kemi kërkuar reagim edhe nga ambasadat e shteteve në Kosovë.

“Ne kemi kërkuar reagim edhe nga Ambasadat e shteteve në Kosovë, që me autoritetin e tyre të ndërhyjnë në këtë vendim, dhe t’u mundësohet boksierëve tanë pjesëmarrja në kampionatin botëror të boksit”.

“Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme tek strukturat udhëheqëse të Federata Botërore të Boksit dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, për ndërhyrjen e politikës serbe në sportin kosovar”, tha Çeku. /Shqip.com