Lajme

Çeku: U kërkua vendimmarrje e shpejtë për mbajtjen e festivalit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se iu është kerkuar vendimarrja e shpejtë për mbajtjen e festivalit dhe pastaj u njoftua për ndrrim lokacioni të organizimit.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku tha kjo nuk është e drejtë dhe ky presion nuk lë kohë të mjaftueshme vendime institucionale në interest ë publikut.

“Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë ku t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për Sunny Hill, dhe pas një kohe të shkurtë të shfaqet njoftimi se organizimi paska ndryshuar vendndodhje”, shkroi Çeku.

Çeku ka thënë se angazhimi institucional ka qenë i plotë në organizimin e “Sunny Hill” që të përcoj edhe sivjet imazhin pozitiv në botë.

Por sipas Çekut, ajo që kemi ne kursim ështe toka.  

“Motivi dhe angazhimi ynë institucional ka qenë i plotë, gjithnjë me synimin e përbashkët që Sunny Hill edhe sivjet të përçojë nëpër botë imazhe pozitive nga vendi ynë. Por, çka kemi me kursim në Kosovë, është toka”, shkroi Çeku.

Çeku thotë se nuk ka drejtë asnjëra nga qeveritë që të përdor territorin e Kosovës pa i pëshuar të gjitha anët negative dhe ato positive.

“Nuk e ka të drejtën as kjo qeveri e as ndonjë qeveri tjetër, ta përdorë territorin e Kosovës pa i peshuar mirë kostot, përfitimet, pasojat, kohëzgjatjet në të cilat jepet në përdorim një tokë. Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të qenë i plotë dhe për të mos qenë i gabuar apo abuziv”.

Ministri Çeku, thotë se ka qenë në kontakt me Dukagjin Lipën me qëllimin e mirë që Ministria e Kulturës të shërbejë si pikë komunikimi për një mori kërkesash të tyre, nga siguria e infrastruktura deri tek mbështetja financiare e lehtësirat tatimore.

Tutje, Çeku tha se Kosova është dhe do të mbetet vend i organizimit të ngjarjeve rinore e argëtuese, të përmasave të vogla e të mëdha./Shqip.com