Sport Shqiptar

Çeku: Sa më shumë që Kosova bënë përpara në ndërkombëtarizimin e sportit aq më të mëdha janë bllokadat nga Serbia

Serbia nuk ka lejuar që pingpongistët e Kosovës të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur edhe për mos lejimin e pingpongistëve kosovarë të marrin pjesë në garat evropiane.

“Sa më shumë që Kosova bënë përpara në ndërkombëtarizimin e sportit aq më të mëdha janë bllokadat nga Serbia. Kjo është shkelje e të drejtave të sportistëve tanë dhe shkelje e të gjithave konventave ndërkombëtare të sportit. Ne jemi duke njoftuar të instancat relevante evropiane. Organizatat sportive tona do të vazhdojnë me procedime ligjore. Federata e Ping Pongut ka dorëzuar padi në Komisionin Disiplinor të Federatës Evropiane. Jemi në koordinim me Federatën dhe KOK-un që beteja ligjore me Serbinë të vazhdojë në instancat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë Çeku.

Sekretari i Federatës së PingPongut, Fadil Luta, për Shqip.com ka treguar arsyen pse ata nuk u lejuan të marrin pjesë.

Kampionati Evropian ka filluar më nëntë korrik dhe do të zgjas deri me datën 19, por Federata nuk ka mundur ta bëjë publike mos lejimin e pjesëmarrjes për shkak të ankesës.

Lexo edhe:
Luta: Serbia kërkoi që Kosova të marrim pjesë pa simbole shtetërore

Çeku po ashtu e ka konfirmuar se Komiteti Paralimpik i Kosovës është pranuar në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

Ai në konferencë për media ka bërë të ditur se atletët Paralimpik do të mund të marrin pjesë në lojërat, Paris 2024.

“Komitetit Paralimpik të Kosovës është anëtarësuar në Komitetit Paralimpik ndërkombëtar. Edhe një arritje shumë e rëndësishme e ndërkombëtarizimin të sportit të Kosovës. Të gjithë sportistët Paralimpik tash e tutje do ta kenë edhe një mundësi shtesë  të pjesëmarrjes në garat ndërkombëtarë. Me këtë anëtarësim sportit të personave me aftësi të kufizuara i është hapur edhe një mundësi për të marrë pjesë në lojërat Paralimpik Paris 2024”, tha ai.

Në Vushtrri janë duke u mbajtur garat sportive për persona me aftësi të kufizuara, të cilat zhvillohet sot dhe nesër./Shqip.com