Kulturë

Çeku pasi xhubleta u bë pjesë e UNESCO-s: Moment krenarie për shqiptarët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi veshja shqiptare xhubleta u bë pjesë e UNESCO-s.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se ky është moment krenarie për të gjithë shqiptarët.

“Moment krenarie për gjithë shqiptarët, xhubleta pjesë e trashëgimisë shpirtërore botërore. Urime ministre dhe mike Elva, një punë e jashtëzakonshme, një arritje që na frymëzon të gjithë për më shumë angazhim kombëtar”, tha ajo.

Ministrja e Kulturës në Republikën e Shqipërisë, Elva Margariti, të martën ka njoftuar se xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

Margariti u shpreh se Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

/Shqip.com