Kulturë

Çeku: Manifesta 14 vendosi Kosovën në hartën e organizimeve kulturore më të mëdha në Evropë

Ministri Hajrulla Çeku

Biennalja Manifesta 14, ka arritur të sjell afër 800 mijë vizita në Prishtinë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se organizimi i Manifestës mblodhi artistët bashkëkohorë nga vendi dhe bota në Prishtinë.

“Ishte kënaqësi të shohim numrin e madh të vizitorëve dhe interesimin për të parë programin artistik që është ofruar përgjatë kësaj periudhe. Lokacionet në hapësira të mbyllura kanë pasur 140 mijë vizita, 612 mijë vizita janë zhvilluar në intervenimet artistike publike, në total 752 mijë vizita në të gjitha lokacionet e bienales deri tani”, ka shkruar Çeku.

Tutje, Çeku tha se njohja dhe vëmendja ndërkombëtare që ka marrë Kosova përmes paraqitjes në mediat ndërkombëtare ka ndikuar po ashtu në promovimin dhe imazhin e vendit tonë në botë.

Lexo edhe:
Reportazh: “Manifesta 14”, festivali që po sjell vizitorë të shumtë në Prishtinë

Manifesta 14 për 100-ditë ka shndërruar qytetin në vend kulturor duke përdorur hapësirat e ndryshme për të përformuar vepra dhe ndarë mesazhe përmes artit.

/Shqip.com