Çeku: Europa Nostra e ndikuar nga Serbia, e padrejtë përfshirja e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve të rrezikuara

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ka thënë se organizata “Europa Nostra” është e ndikuar nga Serbia dhe se vizita e tyre e fundit në Kosovë ishte e pakuptimt.
Në një konferencë për media Çeku ka thënë se Manastiri i Deçanit është përfshirë pa të drejtë në listën e shtatë monumenteve të rrezikuara në listën e Europa Nostrës.
“Për ne kjo vizitë është e pakumtimtë, e vonuar dhe pa asnjë efekt. Organizata “Europa Nostra” ka humbur kredibilitetin pasi që iu është nënshtruar ndikimit politik të Serbisë. Në të njëjtën kohë ne e kemi parë një hopokrizi të kësaj organizate sepse vitin e kaluar e ka përfshirë Manastirin e Deçanit pa të drejtë në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara”, tha Çeku.
Përveç kësaj, Çeku tha se Europa Nostra kishte refuzuar futjen e Kalasë së Novobërdës në listen e monumenteve të rrezikuara.
“Përveç që është e nënshtruar nga Serbia, kjo organizatë i shkel edhe objektivat e profesionalizimit. Ju e dini shkatrrmin që ju është bërë Kalasë së Novobërdes, pavarësisht kësaj, Europa Nostra dhe e refuzoj Kalanë e Novobërdës për t’u përfshirë në shtatë monumentet më të rrezikuara”.

Çeku përmend edhe një postim nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për një takim me zyrtarë të “Europa Nostra”.
Sipas atij, nëpërmjet këtij postimi Von Cramon ka bërë një gabim të paqëllimshëm.
“Në twitterin e zonjës Cramon, Manastiri i Deçanit dhe monumentet e shkatërruara në Ukrainë nga agresioni rus futën në një fjali. Ne duam të besojmë se ajo këtë gabim e ka bërë paqëllimshëm, që nuk i ka informatat e sakta, i ka bërë në mënyrë të ngutshme, megjithatë ajo duhet të na ofrojë një sqarim për këtë gabim që e ka bërë”.
Çeku thotë se duhët të sqaroj nesë Von Cramon ka vendosur Rusinë dhe Kosovën në një paralele kur krahasoj Manastirin e Deçanit me monumente në Ukrainë.
Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Evropa Nostra e ka dëmtuar imazhin e Kosovës.
Siç ka raportuar RTK, në emisionin RTK Prime, Aliu tha se kjo ka ndodhur për shkak të vendimi që është publikuar nga Evropa Nostra si pas të cilit Manastiri i Deçanit po rrezikohej nga elemente ekstremiste ku përmendej edhe organizata e ISIS-it.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj raportimit të delegacioni “EuropaNostra”, duke theksuar se raporti është i pabazuar dhe nuk përket me realitetin e përditshëm i cili ndodh në komunën e Deçanit.
Kosova ka kërkuar që të bëhet kërkimfalje dhe kompensim nga organizata “Europa Nostra”, për dëmin që i ka shkaktuar vendit me futjen e Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë./Shqip.com