Sport Shqiptar

Çeku: Brenda pak ditësh hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për licencimin dhe rilicencimin e federatave sportive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – është duke e përgaditur një Udhëzim Administrativ, i cili ka të bëjë me kushtet, kriteret dhe procedurat e licencimit të organizatave sportive.

Këtë e ka bërë të ditur, i pari i kësaj ministrie, Hajrullah Çeku.

Ai ka lënë të kuptohet – se Udhëzimi Adrministrativ do të hyj në fuqi në ditët në vijim.

“Brenda pak ditësh do të hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për licencimin dhe rilicencimin e federatave sportive. Ne po e trajtojmë me prioritetin dhe seriozitetin me te lart këtë proces, andaj ju lutem merreni shumë seriozisht”, tha në fjalimin para delegatëve të federatave sportive – në Asamblenë e Punës së Komitetit Olimpik të Kosovës.

Çeku po ashtu shtoi se “do të bëjmë zero kompromise dhe zero lëshime në këtë proces”.

Për momentin – federatat sportive janë pa licenca dhe MKRS synon t’i licencojë apo t’i rilicencojë ato deri në fund të këtij viti. /Shqip.com