Lajme Botë

Çekët sot votojnë për presidentin e ri

FILE PHOTO: A clock showing the time at noon is pictured on a building, next to almost empty streets at Old Town Square during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Prague, Czech Republic, March 31, 2020. REUTERS/David W Cerny/File Photo/File Photo

Qytetarët e Republikës Çeke votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, për të zgjedhur pasardhësin e Millosh Zemanit. Pozita e presidentit në Çeki konsiderohet ceremoniale, ndërkohë që miliarderi Andrej Babish, është në mesin e tetë kandidatëve që garojnë për president.

Zgjedhjet kanë nisur të premten dhe përfundojnë në pasditen e së shtunës. Babish, ish-kryeministër, është shpallur i pafajshëm këtë javë në një gjyq për mashtrim, vendim që ia ka rritur mundësitë për të fituar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën, dy kandidatët me më së shumti vota do të përballen me rundin e dyte pas dy javësh. Gjenerali ushtarak, tashmë i pensionuar, Petr Pavel, 61-vjeçar, ish-pjesëtar i komitetit ushtarak të NATO-s, dhe ish-rektorja universitare, Danushe Nerudova, 44-vjeçare, janë konkurrentët kryesorë të Babishit.

Përndryshe Zeman ka mbajtur dy mandate pesëvjeçare në pushtet. Mandati i tij i dytë, dhe i fundit, skadon në mars. Ai ka qenë presidenti i parë që është zgjedhur me votë popullore. Dy ish-presidentët tjerë, Vaclav Havel dhe Vaclav Klaus janë zgjedhur me votën e ligjvënësve.

/Shqip.com