Lajme

Ceca koncert në Ulqin, bëhet thirrje për bojkot

Këngëtarja e njohur serbe, Svetlana Ceca Raznatovic, është paralajmëruar përmes posterave se do të mbajë një koncert të madh më datë 30 korrik në Ulqin.

Lidhur me këtë paralajmërim, ka reaguar Organizata “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots”.

Përmes një njoftimi për media, i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptareve në Mal të Zi, por në veçanti shqiptarëve të Ulqinit të bojkotojnë koncertin e Ceces.

“Organizata Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots i bën thirrje gjithë shqiptarëve ne Mal të Zi, por në veçanti shqiptarëve të Ulqinit të BOJKOTOJNË koncertin e gruas të kriminelit ARKAN Ceca”, thuhet në njoftim.

Tutje, sipas njoftimit, kanë thënë se, Arkani masakroj me mijëra shqiptarë, kroatë, boshnjakë të pafajshëm. Shumica ishin fëmijë gra dhe pleq.

“Individë të tillë duhet mohuar lejimi në trojet shqiptare, këta individë asnjëherë nuk kanë kërkuar falje për krimet ndaj popullsisë shqiptare, dhe sot pretendojnë të përfitojnë edhe financiarisht nga populli që ata u munduan t’i zhdukin nga këto troje ku ata sot po bëjnë koncerte!”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu, ata i kanë bërë thirrje, kryeministrit Drtian Abazovic dhe Kryetarit të komunës te Ulqinit Omer Bajraktari të anulojnë këtë koncert!

Po ashtu, “Rrënjët Shqiptare” i kanë bërë thirrje edhe mediave shqiptare, si TV Teuta t’i denoncojë këto evente dhe jo t’i promovojnë!

“Është turp që në vitin 2023 akoma të lejojmë armikun ose bashkëpunuesit e armiqve tanë të vazhdojnë duke na ofenduar!”, thuhet në fund të njoftimit.

/Shqip.com