Çdo të shtunë, në orën 19:00 – “N’Shënjestër, emisioni më i ri në Shqip.com
Publikuar:
(01.10.2021 22:45:08)

Nga e shtuna e 2 tetorit, Gazeta Online Shqip.com fillon me produktin e saj të fundit.
Bëhet fjalë për emisionin me dokumentarë të shkurtër hulumtues që do të ketë emrin sipas rubrikës investigative të Shqip.com “N’Shënjestër”.
Çdo të shtunë në orën 19:00, N’Shënjestër do të mund të ndiqni hulumtime të parealizuara më parë në Kosovë.
Emisioni, për momentin, do të transmetohet në faqen e gazetës në Facebook “premier”, por gjithashtu edhe në kanalin e gazetës në Youtube.
Temat që do të shfaqen janë hulumtime të çështjeve të ndryshme; krim, korrupsion politik, keqpërdorime të “të mëdhenjve” dhe deformime të tjera të cilat kanë rënë në Shënjestrën tonë.
Mos harroni.
Çdo të shtunë, në orën 19:00.
“N’Shënjestër” në Shqip.com, Facebook dhe Youtube.