Cavani – në mes të dy “zjarreve”
Publikuar:
(27.08.2022 22:09:56)

Edinson Cavani e ka ndarë mendjen të luaj në Spanjë.
Por, e ka një dilemë: Në Real Sociedad apo Valencia?
“El Matador” është në radarin e të dyja skuadrave – sipas Fabrizio Romanos.
35 vjeçari kishte oferta edhe jashtë Evropës, por vendosi që të vazhdojë në kontientin e vjetër.
Së fundmi, Cavani ishte pjesë e Manchester United – dhe e mbylli sezonin me dy gola dhe një asitim – në 15-të ndeshje të zhvilluara në Premierligë.
Sulmuesi uruguain është përballur me shumë lëndime në vitet e fundit – dhe i është zbehur shkëlqimi.
Ai – tashmë ka 35 vjet në supe – por vazhdon të ftohet rregullisht nga kombëtarja e Uruguait./Shqip.com