Sport Ndërkombëtar

Cavani: Kam shkuar te psikologu, kjo është arsyeja

Edinson Cavani është nga ata futbollistë që nuk hezitojnë t’i tregojnë hapur edhe momentet e këqija të jetës së tyre. Në një intervistë të gjatë të dhënë për Relevo, sulmuesi uruguaian ka pranuar se ka kërkuar ndihmën e një psikologu në faza të ndryshme të karrierës së tij.

“Duke marrë në konsideratë rëndësinë që ka aspekti mendor dhe emocional në futboll, është befasuese që ka akoma paragjykime ndaj atyre që shkojnë te psikologu”, ka thënë Cavani.

“Herën e parë që kam shkuar ka qenë pas ‘remuntada-s’ të pësuar kundër Barcelonës. Më ka goditur shumë, në 5 minuta ka ndryshuar gjithçka dhe ka qenë një goditje e rëndë. Nuk kam arritur ta kontrolloj veten edhe pse është ‘vetëm’ futboll, ndjeja ankth, djersë të ftohta dhe marrje mendsh. Kisha frikë të flija dhe pyesja veten nëse kisha një problem në kokë”, ka treguar më tej uruguaiani.

“Kam shkuar te mjeku i PSG-së dhe më ka thënë se kjo u ndodh shumë njerëzve, në çdo sektor. Kam kuptuar se nuk isha një superhero”, kujton Cavani.

/Shqip.com