Sport Ndërkombëtar

Cavani: Dua të luaj dikund – ku më duan dhe më besojnë

Edinson Cavani

Edinson Cavanit nuk po i mungojë ofertat.

Por, ai nuk ka vendosur ende se ku do e vazhdojë karrierën, sepse dëshiron që të luaj me një skuadër “ ku me të vërtetë i besojnë”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë – futbollisti në fjalë përmes një deklarate të dhënë së fundmi.

“Për momentin nuk e di se ku do të luaj këtë vit. Është futboll, ndihem shumë mirë – duhet të shkoj atje ku më duan vërtet dhe besojnë mua”, ka thënë sulmuesi uruguain.

Teksa, sipas Fabrizio Romanos –në kontakt me të kanë qenë Valencia, Villarrealid Nice

Së fundmi, Cavani ishte pjesë e Manchester United – dhe e mbylli sezonin me dy gola dhe një asitim – në 15-të ndeshje të zhvilluara në Premierligë.

“El Matador” është përballur me shumë lëndime në vitet e fundit – dhe i është zbehur shkëlqimi.

Ai – tashmë ka 35 vjet në supe – por vazhdon të ftohet rregullisht nga kombëtarja e Uruguait./Shqip.com