Cavani do e vazhdojë rrugëtimin në Evropë
Publikuar:
(10.08.2022 19:49:35)

Edinson Cavani do e vazhdojë rrugëtimin në Evropë.
Ani pse ishte në prag – të transferimit në Boca Juniors, ai ka hequr dorë nga kjo marrëveshje për arsye familjare.
Së fundmi ai ishte pjesë e Manchester United – dhe e mbylli sezonin me dy gola dhe një asitim – në 15-të ndeshje të zhvilluara në Premierligë.
“El Matador” është përballur me shumë lëndime në vitet e fundit – dhe i është zbehur shkëlqimi.
Cavani – tashmë ka 35 vjet në supe – por vazhdon të ftohet rregullisht nga kombëtarja e Uruguait./Shqip.com