Cavani dëshiron të luaj në Spanjë
Publikuar:
(23.08.2022 10:06:27)

Edinson Cavani dëshiron të luaj në Spanjë.
Sulmuesi uruguain është lojtar i lirë – dhe e preferon La Ligën për vazhdimin e karrierës.
Si destenacion i mundëshëm po shihet Villarreali, teksa për një transferim të mundshëm në këtë skuadër ka folur edhe trajneri, Unai Emery.
“Kam folur me Edinson Cavanin – ne kemi marrëdhënie të mira, ai dëshiron të vijë në Spanjë. Eshte e mundur”, u shpreh Emery.
Së fundmi, Cavani ishte pjesë e Manchester United – dhe e mbylli sezonin me dy gola dhe një asitim – në 15-të ndeshje të zhvilluara në Premierligë.
“El Matador” është përballur me shumë lëndime në vitet e fundit – dhe i është zbehur shkëlqimi.
Ai – tashmë ka 35 vjet në supe – por vazhdon të ftohet rregullisht nga kombëtarja e Uruguait./Shqip.com